Ivanov: Hapet rruga për 62 deputetë
Kandidati me më shumë vota në rrethin e parë Gjorge Ivanov deklaroi se rezultati bindës i tij do të shndërrohet në fitore të dyfishtë në rrethin e dytë, madje edhe me 62 deputetë në zgjedhjet parlamentare.
“Sot qytetarët zgjodhën konceptin tonë, konceptin e reformave dhe fjalës së mbajtur. Konceptin e punës ekipore për të mirën e Maqedonisë. Konceptin e ndershmërisë, patriotizmit, reformave dhe vendeve të reja të punës. Jam i bindur për fitore të dyfishtë edhe në raundin e dytë, më 27 prill, si në ata presidenciale ashtu edhe në ata parlamentare me 62 deputetë”, deklaroi Ivanovi.




