Largimi i Shkëndijës nga garat kampionale është mëkat për sportin
Njëri ndër volejbollistë më të mirë tetovar në vitet e fundit Naim Abazi, i cili ishte pjesë ekipit kampion të Shkëndijës nga mesi i marsit të këtij viti është angazhuar në ekipin KV “Besa” e Pejës anëtare e elitës së volejbollit të Kosovës. Angazhimi i Naim Abazit në ekipin pejan ka ardhur si pasojë e pretendimeve të skuadrës nga Peja në kampionatin e Kosovës “Duke pasur para sysh se sporti tetovarë dhe ne veçanti volejbolli janë në “halle” të mëdha , pranova ofertën e ekipit pejan KV Besa e cila së bashku me KV Lubotenin e Ferizajt dhe KV Drenica e Skenderajt kanë gjasa të barabarta për titullin e kampionit, vendosa që të ndihmojë këtë skuadër që ka perspektivë” tha Naim Abazi .
Naim Abazi vite me radhë ishte njëri ndër lojtarët titullar të Shkëndijës por problemet financiare në këtë skuadër bënë që ai dhe disa të tjerë të largohen nga skuadra, që e kanë në zemër . Prandaj për Naim Abazin largimi i Shkëndijës nga garat kampionale edhe pse kishte probleme të shumta financiare është mëkat “ Largimi i Shkëndijës nga garat e kampionatit republikan është mëkat jo vetëm për volejbollin por edhe për sportin tetovar nëpërgjithësi kur dihet s e kjo skuadër vite me radhë ishte simbol i sportit të këtij qyteti” tha Naim Abazi.
Volejbollisti tetovar Naim Abazi, pos që stërvit me ekipin Besa tre herë në javë ai është i obliguar që një pjesë të stërvitjeve ti zhvillon në Tetovë nga shkak u angazhimit të tij si profesor në shkollën e mesme të mjekësisë .
/shaban sinani/




