Likova dhe Haraçina i prijnë listës për dalje të dobët - tetova1.com

Likova dhe Haraçina i prijnë listës për dalje të dobët


Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Pri 13, 2014





Sot në Republikën e Maqedonisë u mbajtën zgjedhjet e 5-ta presidenciale. Ky proces demokratik kaloi qetë dhe nuk shënoi incidente të mëdha të cilat do të dëmtonin procesin. Nën një atmosferë të qetë dhe me numër të ulët të daljes, sidodos në Likovë dhe Haracinë.
Në Haracinë të drejtë të votës kanë 8 733 votues, ndërsa në Likovë 23 615 votues.
Deri në pragë të mbylljes së vendëvotimeve në Komunën e Haracinës është shënuar dalje prej 8%, ndërsa Komuna e Likovës shënon dalje prej 8.2%. Krahasuar me daljet nëpër Komunat tjera Haracina dhe Likova prijnë si Komuna me dalje më të ulët në këtë cikël zgjedhor.
“Në këto zgjedhje presidenciale nuk kam votuar, sepse nga gjithë kandidatët e mundshëm, për kryetarë shteti, asnjëri nuk e meriton votën time”, theksoi për Almakos Ferat Ramadani, nga fshati Haracinë.
“Jam ithtarë i idesë që Maqedonisë i duhet president konsensual, andaj nuk e kam parë të nevojshëm të jem votues”, u shprehë Nexhat Sabedini, nga fshati Opaj, Likovë