Ranglista e UEFA-së, Renova e 345-Shkëndija e 382
|
Rabotniçkit është skuadra me renditje më të mira nga Maqedonia, në ranglistën e fundit të publikuar nga Shtëpia e Futbollit Evropian, UEFA. ‘Romantikët’ gjenden në pozitën e 278-të dhe janë klubi i vetëm nga Maqedonia në mesin e 300 skuadrave më të mira në Evropë. Kjo renditje bëhet në varshmëri të rezultateve në pesë sezonet e fundit. Nga skuadrat e Maqedonisë pason Vardari në vendin e 344, ndërsa vetëm një pozitë pas tyre e 345-taështë Renova. Në listën e UEFA-së renditje kanë edhe Metalurgu që është në vendin e 366, Teteksi mban pozitën e 381, një vend para Shkëndijës që është e 382-ta në Evropë. Makedonija Gj.P. mban vendin e 397, Horizont Turnova është e 427-ta, ndërsa në pozitën e 429-të gjendet ish-anëtari i Ligës së Parë, Milano nga Kumanova. Në krye të kësaj liste është Barcelona, që ndiqet nga kampionët e Evropës, Bayerni dhe Reali në pozitën e tretë. Top 10 ekipet më të mira kompletohen nga Çelsi, Mançester Junajtedi, Benfika, Atletiko Madridi, Valensia, Arsenali dhe Porto.





