RDK: Jemi shumë më mirë se para 3 vitesh
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e përbërë nga nënkryetari i RDK-së Dr. Artan Dika, bartësi i listës së RDK-së për njësinë zgjedhore 5, njëherësh kryetar i Degës së RDK-së në Strugë, Avokati Ardian Demiri dhe kryetari i shtabit zgjedhor të RDK-së të kësaj njësie, Arban Lita u takuan me banorët e fshatit Dollogozhdë.
Nënkryetari i RDK-së, Dika, potencoi se RDK-ja sot është në një situatë shumë më të mirë së para 3 vitesh dhe se janë gjasat reale që ajo të ketë grupin e saj parlamentar pas zgjedhjeve të 27 prillit.
“RDK-ja ka kandiduar si bartës liste në njësinë 2 Xhezair Shaqirin, Komandant Hoxhën, në shenjë respekti dhe vlerësimi të atyre që bënë luftën e vitit 2001 dhe sakrifikuan shumë për idealet e saj, ashtu si edhe Nuri Mazari, Komandant Struga, nga Dollogozhda.
Fatkeqësisht idealet e kësaj lufte u tradhtuan nga ata që erdhën më pas në pushtet dhe interesat epopullit shqiptar i shkëmbyen me përfitime dhe mbushje xhepash për vete”, tha Dika.
Në fjalën e tij bartësi i listës së RDK-së për njësinë 5, Avokati Demiri numëroi një varg dështimesh dhe keqpërdorimesh të bëra nga Ramiz Merko gjatë tetë vitesh të qeverisjes së tij me komunën e Strugës.
Ai përmendi çështjen e ujësjellësit të fshatit Llabunisht, një investim i mbetur përgjysmë që kushton më pak se shpenzimet e bëra për dreka e darka.
Kanalizimi i premtuar deri në fshatin Dollogozhd dhe i deklaruar si i përfunduar, ndërkohë që ai ka mbetur në gjysmë, arave të fshatrave të zonës , ishte edhe një shembull tjetër i rëndë i dështimeve të njerëzve që tani kërkojnë të bëhen deputetë me votat e popullit.




