Shefki Kuqi angazhon Shaqir Rexhepin për nënkampionin e Finlandës - tetova1.com

Shefki Kuqi angazhon Shaqir Rexhepin për nënkampionin e Finlandës


Kategoria: Sport

Postuar më: Mër, Pri 9, 2014

Lexuar: 122 herë



Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Rexhepi është përforcimi i parë i trajnerit të skuadrës së njohur finlandeze.
Shefki Kuqi, tani si trajner i FC Honka në elitën e futbollit finlandez ka angazhuar futbollistin shqiptar. Bëhet fjalë për Shaqir Rexhepin,i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Shefki Kuqi - trajner i FC Honka
“Unë kisha disa oferta nga Kina, Kazakistani po edhe nga Finlanda. Të them të drejtën të gjitha ofertat ishin të mira, mirëpo vendimi im për të vazhduar karrierën në Finlandë ishte dëshira ime e madhe për të punuar me një legjendë si Shefki Kuqi. Vërtetë një mundësi të tillë nuk doja ta humbja”, tha për infOSport, Rexhepi. “Kisha mjaft kohë për tu menduar, ashtu që në fund vendosa të pranojë ofertën e FC Honkas. Drejtuesit e tyre më kanë ofruar kushte fantastike, ata janë nënkampion të Finlandës dhe sezonin e ardhshëm do të marrin pjesë në Liga Evropa. Pikërisht edhe kjo gjë më motivoi edhe më shumë”.

Shaqir Rexhepi në Finlandë
Futbollisti tetovarë te skuadra e FC Honkas do të luajë bashkë edhe me tre futbollistë të tjerë shqiptarë si Lum Rexhepi, Mehmet Hetemaj dhe Armend Kabashi.
Rexhepi karrierën e tij e kishte nisur te Shkëndija, ku kishte luajtur edhe së fundmi, ndërsa përveç fanellës “kuq e zi” ai në Maqedoni kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Renovës dhe Vëllaznimit nga Kërçova. Sa i përket karrierës ndërkombëtare, atë e kishte nisur në Bosnje e Hercegovinë te skuadra e Sloboda Tuzla, për të vazhduar më pas në Turqi te Samsunspori, në Arabinë Saudite te Al Taaëon, në Sllovaki te Koshice dhe në Rumani te Politehnica Timisoara./Sporti1.com/