Të bojkotoshë zgjedhjet do’të thotë të Tradhëtoshë - tetova1.com

Të bojkotoshë zgjedhjet do’të thotë të Tradhëtoshë


Kategoria: Opinione

Postuar më: Enj, Pri 10, 2014





Bekim Saliu

Të nderur lexues ju menjëher menduat që ky titull po akuzon shqiptaret në përgjithesi se ato janë “tradhëtar” , por nuk është ashtu nëse Maqedonia është një shtet i Demokracis dhe poashtu i njejti shtet është i përberë nga shumë nacionalitete të ndryshme si : Sllav , Bullgar , Grek,Sërb,Turk , Shqiptar ,Romë, Egjiptian etj … por nga përqinda më e madhe në keto vende të po këty sheteti ” Demokrat ” asnjë her President nuk ka patur Shqiptar , sepse Shqiptaret janë shtet formuesë në Repubikën e Maqedonisë dhe bëjn një numër të madhë të votuesve që do’të mund të legjitimonte një President i cili do’të kryente funksionin e regulltë në pëlqim të shumices së votuesve apo në pëlqim të më shumë nacionaliteteve shtet-formues .

Pse të mos votohet të paktën nga shqiptaret një President Shqiptar ! a vallë nuk është pak si rastësi kjo ! kush janë këto njerëz të cilët nxisin popullin shqip-foles kundër të një Presidenti shqiptar ,përsë kjo të arrihet , mendoni se vizionar të shumte kan aritur deri ne ate nivel sa të shohin të ardhem e mirë me shumë rrugë dalje nga kjo situat e katandisur dhe e mllefosur .
Kush po tallet me masën ! Një shtet demokratik është mire që të paktën një her në historin e vet si shtet i 23 viteve të ket edhe një President shqiptar sepse do ishte ideale dhe shumë mirë , kjo do’të nënkuptone barazi dhe stabilitet ekonomik , politik , fetar dhe social .
Eshtë një provim i madhe qe do’të duhet të jepet me lehtësi dhe me krenari përshkak të barazis së plot dhe te drejtës ,se ty je shtet formues pa asnjë lloj dileme e ke të drejtën e barabart me popujt t’jerë të këtij vendi për të pasur kandidatin tënd që do’të perfaqësone ty dhe te t’jerë bashk - kombas .
Nësë do’të bojkotosh , kjo e ka kuptim që ti e lehtëson punën e një subjekti politik që është në mazhoranc dhe që të njejt janë duke të mos lejuar : Gjuhen Shqipe , Falmurin , Punsimet , Buxhetin , të drejtë për barabarzi të plot me t’jerët dhe poshtrimin tonë duke vendosur dhe kështu vulosur armiqsin dhe për këtë veprim të tyre në qendrën e Shkupit 2014 e vendosen edhe Car Dushanin , vrasësin e shqiptareve dhe me një ironi të thellë deklaruan se Car Dushani ka ardhur vet dhe se ishte rastesi në agimin e mengjesit ai kishte vendosur që të pushoj në Shkup , kështu ata sillen me neve sikurse nuk jemi një popull shtet-formues dhe as kemi mbrojtje politike nga politikanët .
Ti mundesh të bojkotosh lirshëm dhe te shitesh për interesa të ngushta por dihe nuk e don kombin dhe nuk kontribon për kombin duke anashkaluar probleme të mëdha dhe duke u marrë me probleme të vogla ,fakti qe edhe lider politik thrasin për bojkot , unë mendoj se bojkoti do ishte më mirë nëse ata do’te kishin bojkotur pozitat e veta, dhe kështu rilindë një shpres për ndryshim rënjesor në cdo institucion shtetror duke përmisuar , punsuar dhe kontribuar për një Maqedoni Evropiane për një shtet dhe të ardhme më te sigurt duke u dhëne përgjigje edhe miqeve tanë Evropian sepse neve si shtet jemi demokrat dhe e duam demokracin nuk na pengon presidenti shqiptar nuk na pengon as populli shqiptar por neve na kan penguar njerzit shumë të pa-shkolluar mirë dhe pa trajnuar mirë , këtë mesigur do’ta thoshin pas zgjedhjes se mundeshme te një Presidenti shqiptar , me cka ndërkombtarët do’ta kuptonin më drejt rolin e shqiptarëve në Maqedoni
Të nderuar qytetar është logjike dhe e drejt të mendojsh drejt në mometet e duhura dhe duke mos e mbajtur mellfin dhe duke e treguar dinitetin dhe shpresen për një Maqedoni Evropiane , për një Maqedoni më të mirë dil voto , vota është plumbi i vërtet sepse ajo nuk mer jetë por merr pushtet . Mendo më mirë mendo më drejt , mos e rrëzo dinitetin tënd por dil e voto , voto për një shtet Demokratik .