Tetova shokon PDSH-në, VMRO merr 519 vota më shumë
Tetova, dikur bastioni i PDSH-së, tashmë duket se do e vështirësojë këtë parti edhe në zgjedhjet e parlamentare që do të mbahen pas dy javësh.
Sipas rezultateve nga zgjedhjet presidenciale të cilat u bojkotuan nga BDI, në Tetovë VMRO-DPMNE ka marrë më shumë vota se PDSH-ja, transmeton Portali Albeu.
Në Tetovë, kandidati i VMRO-DPMNE Gjorge Ivanov ka marrë 7612 vota ndërsa Ilaz Halimi i PDSH-së 7093, pra 519 vota më pak.




