Votimet e diasporës, në Bern dhe Venedikt më shumë të interesuar për të votuar - tetova1.com

Votimet e diasporës, në Bern dhe Venedikt më shumë të interesuar për të votuar


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Pri 10, 2014





Interesimi i shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në diasporë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme nuk është shumë i madh, përveç në disa qendra evropiane.

Sipas KSHZ-së, gjithsej për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë paraqitur 22.154 shtetas të Maqedonisë të cilët i plotësojnë kushtet për të votuar. Prej tyre, 4.131 janë në Bern të Zvicrës, 3.749 në Venedikt, kurse në Vjenë 1840 votues.

Pasojnë Roma me 1.507 kandidatë dhe Lubjana me 1.044 kandidatë.

Më pak qytetarë janë paraqitur në SHBA dhe Australi, ku në Çikago janë paraqitur 1040, kurse në Nju Jork 1.005 qytetarë si dhe në Melburn 1.114 shtetas.

Në Kanbera të Australisë janë paraqitur rreth 42 persona, në Uashington rreth 40, në Moskë 33 persona kurse në Ankara janë vetëm 13 persona.