Kush po e le pa martuar Adrian Gaxhën?

S F

ShowBiz

Adrian Gaxha po përgatitet për një verë të gjatë, me projekte e koncerte, shkruan “Kosovarja”.
Ai, është ndër këngëtarët që nuk e lëshon fronin, andaj përgatitjet për të qenë në listën e më të mirëve kanë nisur që më parë.

Gaxha, është mjaftë i pëlqyer edhe nga gjinia femërore, por përkundër kësaj, ai thotë se është “single”.

Pse? Këngëtari thotë se e gjithë vëmendja e tij është e përqendruar në punë dhe kreativitet.

Pra, kjo është arsyeja se përse bukuroshi që i ka kaluar të 30-tat është ende vetë.

A ndodh që puna ta lë pa martuar Adrian Gaxhen?