Saraçini paralamëroi intensifikimin е kontrolleve për mbrojtjen e konsumatorëve
|
Ministri i Ekonomisë, Valon Saraqini sot realizoi takim pune më kryetaren e Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë(OKM), Mirjana Llonçar-Velkova, me ç’ rast biseduan për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për problemet me të cilat ballafaqohen konsumatorët.
Në takim, u morën parasysh të dhënat nga Raporti i Avokatit të popullit si dhe statistikat e Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë dhe Inspektoratit shtetëror të tregut. Deri tani sipas numrit të parashtresave, vërejtjeve dhe kërkesave për këshilla të arritura nga konsumatorët, shumica e ankesave kanë të bëjnë me fushën e shërbimeve publike (shërbime elektronike, ato të telekomunikimeve-telefonisë fikse, telefonisë celulare, operatorëve kabllovikë dhe nga sfera e shërbimeve të internetit), energjisë për ngrohje, energjisë elektrike, shërbimeve komunale. Në pjesën e ankesave për shitje me pakicë, ato kanë të bëjnë konkretisht me garancitë e produkteve dhe servisimit, për caktimin joadekuat të zbritjeve sezonale dhe produkteve jocilësore.
Sipas raportit të Avokatit të popullit, të drejtat e konsumatorëve janë në vend të dytë si sferë kritike për të cilat qytetarët kanë kërkuar mbrojtje, kurse sipas të dhënave të OKM-së, në vitin 2013 nga ana e qytetarëve, kanë arritur 2.621 parashtresa, prej të cilave pjesa dërmuese kanë të bëjnë në sferën e këshillimit të përgjithshëm juridik, në pjesën e shërbimeve publike. Sipas Raportit të Inspektoratit shtetëror të tregut, vitit të kaluar janë realizuar 2.734 inspektime të rregullta, 337 kontrolluese dhe 105 inspektime emergjente, në bazë të Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, ku për shkak të parregullsive të konstatuara janë parashtruar 34 kërkesa për procedurë penale deri në Gjykatat themelore kompetente, dhe 64 kërkesa deri te Komisioni për kundërvajtje, si dhe janë aprovuar 54 vendime në procedurën adminstrative.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për rolin e institucioneve të kyçura në sistemin për mbrojtjen e konsumatorëve, të cilët veprojnë jo vetëm në bazë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve por edhe në bazë të ligjeve tjera, për rolin e Këshillit për mbrojtje të konsumatorëve, rolit të OJQ-ve si dhe të subjekteve tjera të kyçura për mbrojtje të konsumatorëve.
Ministri Saraçini, me qëllim të marrjes të masave dhe aktiviteteve për përforcimin e bashkëpunimit në mes subjekteve të cilat me ligj janë të obliguara të mbrojnë të drejtat e konsumatorëve, dhe organeve mbykëqyrëse të cilat i realizojnë inspekcionet, intensifikoi kontrollime të përforcuara për periudhën e ardhshme, sidomos në sferën e shërbimeve publike, në shitjen me pakicë, gjegjësisht, në segmentet më kritike, atje ku rrezikohen të drejtat e konsumatorëve, si dhe për themelimin e Këshillit të ri për mbrojtje të konsumatorëve, me përbërje të re të zgjeruar ku do të kyçen të gjitha palët e involvuara.











