Lika ia plas në fytyrë Ahmetit: Nuk kemi luftuar për këtë që kemi sot - tetova1.com

Lika ia plas në fytyrë Ahmetit: Nuk kemi luftuar për këtë që kemi sot


ahmeti_lika_148246704
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Feb 16, 2015





Ndasitë mes BDIsë dhe DUIt si duket po shtohen dita ditës. Një tregues në këtë drejtim është fjalimi i sotëm i depuetit Hazbi Lika, që konsiderohet si lider jo formal i BDIsë. Në shënimin e 14 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001, Lika në prezencë të Ali Ahmetit tha se ushtarët e UCKsë nuk janë të kënaqur nga të arriturat gjatë këtyre 14 viteve të pasluftës, gjatë të cilave BDI (respektivisht DUI) gati 12 vite është në pushtet.

“Nuk jemi të kënaqur nga ajo që kemi tash, sepse kjo nuk është ajo për cka kemi luftuar. Nuk guxojmë të lejojmë që koha të na i fshijë idealet për të cilat luftuam”, ka thënë Lika, raporton Tv Telma.

Ndryshe, pas meszheve të ashpra të Likës, si fraza boshe tingëllojnë fjalët e Ahmetit, i cili në këtë ngjarje ka thënë: “Sot kujtojmë dëshmorët e parë të UCKsë, kohën kur gjithë shqiptarët ishin me UCKnë”. Ndarjet mes BDIsë dhe DUIt posacërisht erdhën në shprehje gjatë debatit për ndryshimet kushtetuese, kur pesë deputetë të BDIsë kundërshtuan këto ndryshime. Për dallim prej tyre, DUIstët (sado që shiten patriotë të mëdhenj shqiptarë), në praktikë janë përkrahës të flakët të gjitha projekteve nacionaliste maqedonase të VMROsë./lajmpress/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net