Anketa: VMRO dhe BDI vazhdojn të jenë fituese - tetova1.com

Anketa: VMRO dhe BDI vazhdojn të jenë fituese


Kategoria: Lajme

Postuar më: Fri, Jan 31, 2014





VMRO-DPMNE dhe BDI rezultojnë ende fituese në bazë të anketës së Institutit Dimitrja Çupovski sa i takon rejtingut të partive politike në Maqedoni.
Anketa është bazuar në përgjigjet e 1530 anketuesve, me çka janë prekur gjitha njësitë zgjedhore, por edhe karakteristikat e tjera relevante demografike, si gjinia, mosha dhe përkatësia etnike.
Nëse nesër do mbaheshin zgjedhje parlamentare për VMRO-DPMNE do kishin votuar 26.1 përqind, për LSDM 15.1 përqind, për BDI 7.9 përqid, PDSH 3.9 përqind, PDK 1.0 përqind, ndërsa me “Nuk di” janë përgjigjur 28.3 përqind, asnjë 15.3 përqind.


Se te cili politikan kanë besim më të madh, edhe këtu prin kreu VMRO-ist Nikolla Gruevski me 26.7 përiqind, pason Zoran Zaev 7.5 përqind, Ali Ahmeti me 7.2 përqind, Menduh Thaçi me 3.8 përqind, Branko Cërvenkovski me 1.5 përqind, Stevço Jakimovski me 1.3 përqind, Rufi Osmani 1.2 përqind, Radmilla Shekerinska 1.0 përqind, ndërsa me “Nuk di” 18.3 përqind, ndërsa asnjë 26.5 përqind.


Ndërsa, në pyetjen se cila parti politike do kishte fituar në zgjedhjet e ardhshme këtë besim prapëseprapë e ka fituar partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE edhe atë me 32.9 përqind, LSDM 14. 8 përqind, BDI 8.6 përqind, PDSH 3.7 përqind, ndërsa “Nuk di” 38.8 përqind, dhe tjetra 1.2 përqind.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net