Nexhipi largohet nga Shkëndija, shkon në Partizan të Tiranës - tetova1.com

Nexhipi largohet nga Shkëndija, shkon në Partizan të Tiranës


Kategoria: Sport

Postuar më: Fri, Jan 31, 2014





Përfundimisht Nderim Nexhipi është ndarë me Shkëndijën, duke iu bashkuar “kolonisë” së futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia te Partizani i Tiranës. Nexhipi bëhet futbollisti i katërt nga Maqedonia te të “kuqtë” nga kryeqyteti shqiptar, pas Ertan Demirit, Mevlan Muratit dhe Ersen Sali. Ai të premten ka firmosur një kontratë deri në fund të kampionatit.
Kjo është goditja më e fortë që ka bërë Partizani në merkaton e janarit. Nexhipi gjatë ditës së sotme u prezantua në fanellën e skuadrës së re, por ai nuk do të mund të luaj në ndeshjen e së shtunës kundër Kukësit, por do të jetë në lojë në sfidën me Tiranën një javë më vonë.

Me kumtesë kanë dalur edhe nga Shkëndija
Klubi i Futbollit Shkëndija ndërpret kontratën me Nderim Nexhipin në mënyrë konsensuale dhe prej të premten ai nuk është pjesë e ekipit ‘kuqezi’. Ky epilog ka ardhur krejt papritur, pasi stafi teknik dhe kryesia e Shkëndijsë kishin plane të përbashkëta me këtë futbollist për sezonin pranveror dhe për sezonet e ardhshme, për çka mesfushori shkupjan edhe u soll në skuadër me kontratë afatgjatë. Mirëpo për arsye tërësisht private që s’kanë të bëjnë aspak me futbollin dhe paraqitjet në teren, kryesia e klubit në njërën anë dhe futbollisti në anën tjetër kanë arritur në një pikë kur ndarja ka qenë opsioni i vetëm. Edhe pse para afatit, kryesia me mirëkuptim të plotë pranoi që t’i lejojë futbollistit të kërkojë angazhim të ri, ndërkohë duke patur hapsirë që të zgjidh problemet e tij. Edhe Nexhipi shpreh keqardhje që për arsye jo sportive nuk mund të vazhdojë planet e tij me Shkëndijën për plotësimin e ambicieve të përbashkëta për një Shkëndijë Evropiane. Ndërkohë duke patur mirëkuptimin e Shkëndijës për ndërprerjen e kontratës me marëveshje të dyanshme, Nexhipi në të ardhshmen do të luajë për Partizanin e Tiranës. Kryesia e Shkëndijës falemenderon Nderim Nexhipin për kontributin e dhënë në fanellën ‘kuqezi’ dhe i dëshiron gjithë të mirat në karrierën e mëtjeshme si futbollist.

Kurse në faqen në facebook të Partizanit të Tiranës shkruan
NDERIM NEXHIPI ESHTE I PARTIZANIT
Skuadra e Partizanit të Tiranës perforcohet edhe me nje lojtar te ri.
Sot paradite Nderim Nexhipi nenshkroi per te qene lojtar i Partizanit deri ne fund te ketij sezoni. Nexhipi eshte shqiptar nga Maqedonia dhe ekipi i tij i fundit ishte Shkendija e Tetoves.
Ne karrieren e tij ai ka luajtur per ekipe si Hertha Berlin, Volksburg, Karabak, etj.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net