PPD, cili fraksion më parë do të siguroj 1.000 nënshkrime? - tetova1.com

PPD, cili fraksion më parë do të siguroj 1.000 nënshkrime?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Fri, Jan 31, 2014





Aktivistët e dy fraksioneve të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), kanë filluar një garë të pakompromis me kohën për sigurimin e 1 mijë nënshkrimeve, në një përpjekje për të dëshmuar se kush është më i fortë në këtë parti.
Siç mëson agjencia e lajmeve sq.kurir.mk brenda dy grupeve të PPD janë duke u grumbulluar nënshkrimet tek noterët dhe ajo është duke ndodhë në mënyrë të përshpejtuar.
“Po kemi filluar grumbullimin e nënshkrimeve, respektivisht të sigurojmë 1000 qytetarë të cilët do të nënshkruhen tek noteri i caktuar. Në këtë mënyrë ato nënshkrime do të deponohen pastaj tek regjistri qendror dhe në këtë mënyrë do të marrë mundësinë e udhëheqjes së PPD-së”, pohuan për sq.kurir.mk, burime anonime nga PPD e Abdyladi Veselit.
Të njëjtat burime po ashtu pohuan se pasi t’i grumbullojnë nënshkrimet, partia do të futet në etapën e dytë që ka për qëllim grumbullimin e të gjithë atyre të cilët dëshirojnë “shpëtimin e çështjes shqiptare”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net