Këshilla për dhëmbë të shëndetshëm!
Duhet të pastrohen së paku dy herë brenda 24 orësh.
Është i patjetërsueshëm pastrimi në mbrëmje(sepse goja qëndron e mbyllur, tajohet shumë pak pështymë për neutralizim bakteriesh) me qëllim të largimit të karbohidrateve (sheqernave) por edhe ushqimeve të tjera që mund të formojnë pllakë dentare e cila do të ishte predispozite për zhvillimin e kariesit të dhëmbëve.
Duhet përdorur brushë jo shumë e fortë-për mos gërryerje të zmaltit dhe jo e butë – që nuk do të mund të depërton midis hapësirave të dhëmbëve.
Duhet në mbrëmje të pastrohen me pedental pasi ka hapësira të ngushta ku nuk depërton brusha.
Nuk duhet të ushtrohet forcë e madhe në pastrimin e tyre. Duhet përdorur forcë aq sa të durojë edhe gingiva (mishi i dhëmbëve) pastrimin pa dhembje.
Pasta duhet të jetë e pasur me fluor dhe fosfor (lexoni mbishkrimin tek përbërja e pastave). Te fëmijët nën 3 vjeç, përqindja e fluorit dhe fosforit duhet të jetë e ulët pasi shpesh mund ta gëlltisin pastën gjë që mund të irritojë mukozen e traktit digjestiv.
Nuk duhet të përdoret sasi e madhe e pastës; përafërsisht sa kokrra e bizeles me qëllim që të mos formohet shkumë emadhe në gojë gjë që e cila parandalon komunikimin e duhur të pastës me zmaltin.
Brusha nuk duhet lagur me ujë para përdorimit(shkaku i njëjtë i shfaqjes së shkumës)
Nuk duhet besuar reklamave për pasta qëndikojnë në zbardhjen e dhëmbëve. Pastat mund të zbardhin dhëmbët vetëm duke larguar shtresën e formuar nga ushqimi, kafeja ose duhani, por jo edhe zbardhje të dentinës (kockës së dhëmbit). Ngjyra e dentinës është individuale për secilin.
Që fëmija të ketë dhëmbë më të shëndetshëm dhe të bardhë, nënat e ardhshme duhet konsumuar sasi të mjaftueshme pemësh, perimesh, pika kalciumi gjatë shtatzanisë.
Dentist duhet vizituar çdo gjashtë muaj.
Ky artikull është shkruar nga Adriana Memedi, studente e mjekësisë, viti i dytë në Universitetin Shtetëror të Tetovës!
Për më shumë fakte dhe këshilla mjeksore ndjekni VITA






