Zbokthi? Zhdukeni atë, përgjithmonë!
Për më shumë fakte dhe këshilla mjekësore ndjekni VITA në Facebook!
Keni flokë me zbokth që ju mërzisin në maksimum? Jeni lodhur nga shampot pa efekte? Flokët me zbokth janë një problem shumë i madh që shqetësojnë si femrat ashtu edhe meshkujt. Ne ju sugjerojmë që problemin ta zgjidhni nëpërmjet trajtimeve natyrale në kushtet e shtëpisë. Ja disa metoda efikase.
Uthulla e mollës ju ndihmon të luftoni zbokthin fare thjeshtë. Pasi të lani flokët masazhoni lehtë skalpin me uthull molle jo më gjatë se 5 minuta, më pas shplajeni me ujë të ngrohtë. Rekomandohet që këtë ta bëni për 2 javë rresht sa herë që lani flokët.
Veza gjithashtu ju ndihmon të luftoni zbokthin. Në një tas rrihni dy vezë me pak ujë, mos harroni që floku duhet të jetë i lagur. Aplikoni maskën mbi skalp e më pas në gjatësinë e flokut dhe lëreni për disa minuta, dhe në fund shpëlajeni kokën. Kjo maskë është mirë të përsëritet çdo ditë për 2 javë me rradhë.
Limoni është “mbret” për të hequr zbokthin. Në një tas përzini 2 lugë gjelle uthull molle me dy lugë lëng limoni. Aplikojeni këtë tretësirë mbi skalp dhe përsëriteni këtë metodë për të paktën 3 javë.
Ndërsa një mënyrë tjetër, që përveçse lufton zbokthin, por edhe ndihmon në trashjen dhe shkëlqimin e flokëve, është trajtimi me kos. Kjo metodë realizohet me 1 gotë kos, 2 lugë lëng limoni. Me këtë tretësirë masazhoni kokën për 15 minuta, më pas lani flokët. Do të shikoni që përfundimi do jetë “mahnitës”, floku juaj do të shkëlqejë më shumë dhe do të jetë më i trashë, pa diskutim edhe pa zbokth.





