Aksident rrugor në Gostivar, 7 veta të plagosur (FOTO)
Në aksident të rëndë me makinë natën e kaluar rreth orës 19:30, në rrugën JNA në Gostivar u plagosën shtatë veta tre prej të cilëve seriozisht, njofton zëdhënësi i policisë së Tetovës.
Në aksident janë përplasur dy makina më targat të Gostivarit, njëra e tipit “BMW” dhe tjetra e tipit “OPEL Zafira”, në të cilat kishte gjithsej 7 persona. Të gjithë personat janë lënduar.
Që të tre janë dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në klinikat e Shkupit, ndërsa të tjerët pas marrjes së trajtimit mjekësorë, janë lëshuar për mjekim në shtëpi.







