Rikthehet kriza në Ndërmarrjen Publike Komunale të Tetovës - tetova1.com

Rikthehet kriza në Ndërmarrjen Publike Komunale të Tetovës


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mon, Feb 17, 2014





Rikthehet kriza në Ndërmarrja Publike Komunale të Tetovës, për shkak të mos pagesës së rrogave dhe kontributeve shoqërore. Punonjësit e saj ankohen se nuk iu janë paguar për 2 muaj, as rrogat dhe as kontributet. Ata kërcënojnë se nëse nuk iu jepen rrogat as për këtë muaj, do të hidhen sërish në grevë.
“Rrogën e muajit dhjetor e kemi marrë tani. S’ka një javë. Muajin e parë dhe të dytin jemi brenda, me kontributet jemi prej dhjetorit pa paguar. Sot më thanë disa kolegë që për punën e shëndetësisë do të dalim do përgatitemi dhe do dalim”, deklaroi Xheladin Loki, punëtor i NPK-së “Tetova”.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Xhelal Ceka e ka pranuar situatën e tillë, por i arsyeton vonesat e rrogës dhe kontributeve, me borxhet e mëdha që ka pasur ndërmarrja.
“Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se ndërmarrja ishte minus pesë rroga dhe kam paguar 74 milion denarë vetëm rroga dhe kontribute. Deri në muajin e 12 janë pastruar rrogat dhe me 28 shkurt fillon pastrimi i rrogave edhe për janarin dhe unë mendoj se në këtë drejtim kemi ecur jashtëzakonisht mirë, shkaku se përveç ballafaqimit me rrogat ne si ndërmarrje kemi pasur probleme jashtëzakonisht të mëdha edhe me borxhet të tjera”, tha Xhelal Ceka, drejtor i NPK-së “Tetova”.
Ndërmarrja publike komunale e Tetovës, vitin e kaluar u përballë me krizë dhe bllokim të thellë, për shkak të grevës së punëtorëve në të gjithë sektorët, e ncitur gjithashtu nga mos dhënia në kohë e rrogave.

Bashkim Sulejmani

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net