VMRO-ja shpall konkurs për president, bie në ujë presidenti i ‘çeliktë’ konsensual i BDI-së - tetova1.com

VMRO-ja shpall konkurs për president, bie në ujë presidenti i ‘çeliktë’ konsensual i BDI-së


Kategoria: Lajme

Postuar më: Tue, Feb 18, 2014





Kandidati presidencial i VMRO DPMNE-së duhet të jetë anëtar ose përkrahës i VMRO-së dhe të ketë qëndrimet e njëjta me partinë e Gruevskit rreth interesit shtetëror. Pra, VMRO-ja nuk është e interesuar për konsensus me BDI-në rreth kandidatit presidencial, ofertë për të cilën tashmë kohë të gjatë po angazhohet partia e Ahmetit.
Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE thotë se kandidat konsensual mund të ketë vetëm nëse kandidati i zgjedhur nga 1300 delegatët e VMRO-së është i pranueshëm edhe për Ahmetin.
“Kriteret tashmë janë bërë publike. Kandidati duhet të plotësojë kushtet kushtetuese për kryerjen e detyrës së presidentin, të jenë anëtarë të VMRO DPMNE-së ose përkrahës të politikave partiake dhe të gjejnë vetën në qëndrimet e VMRO DPMNE-së për çështjet në interes shtetëror dhe kombëtar”, theksoi Dimovski.
Me këtë nënkuptohet që presidenti konsensual i paramenduar nga BDI-ja, duket se aspak nuk mund të zbatohet në praktikë, mbase edhe për vet faktin që disa analistë janë të mendimit se kjo ide u ‘shpik’ që të jetë një trampolinë për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njofton Almakos.
Ndërkohë, kandidati konsensual për president të shtetit është zgjidhja e vetme e pranuar për BDI-në, gjatë ditës së djeshme kreu i BDI-së Ahmeti tha se janë të betonuar në qëndrimin e tyre dhe se nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe në këtë drejtim.
“Jo vetëm që do mbetet i betonuar, po atij betoni i shtohet edhe çelik, që sigurisht që bëhet edhe shumë më i rezistueshëm. Ideja është shumë fisnike, me dobi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që përfundimisht tu jepen fund atyre akrobacioneve politike, apo të gjithë atyre marrëveshjeve politike që bëhen për zgjedhjen e presidentit në raundin e dytë. Ne e kemi hedhur në tavolinë këtë ide dhe do të punojmë deri në jetësimin dhe materializimin e kësaj ideje”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net