Lulkaçela e bënë të lumtur Korab Shaqirin
Këngëtari kosovar, Korab Shaqiri ndjehet i lumtur me Lulkaçela Jasharin, vajzën 22 vjeçare nga rrethina e Tetovës.
Lulkacela ka vjedhur zemrën e këngëtarit, një bukuroshe e cila sapo ka mbaruar studimet për dizajn të modës dhe ka haput butikun dhe puntorinë e saj në Tetovë javën që kaloi, ku i pranishëm ishte dhe vet i dashuri i saj, Korabi.
”Jam i lumtur që të kam ty Lulu” ka shkruar Korab Shaqiri, në rrjetin social Facebook, ku ka postuar një foto me të dashurën.
Korabi me Lulun tashmë një kohë të gjatë janë në lidhje por që ende nuk kanë vendosur të flasin publikisht për të.









