Fyle: Situata është komplikuar - tetova1.com

Fyle: Situata është komplikuar


Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Apr 30, 2014





Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE) Stefan Fyle, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “MIA”, nga Brukseli, ka theksuar se situata postzgjedhore në Maqedoni është komplikuar dhe ka kërkuar inkluzivitet nga të gjitha palët për zgjidhjen e cështjeve kontestuese, me qëllim të afrimit të shtetit drejt BE-së.

“Për fat të keq, situata është komplikuar. E dini se vlerësimi i OSBE/ODIHR është shumë i përgjithshëm, dhe fatkeqësisht, autoritetet dhe palët tjera të involvuara në Maqedoni, nuk i kanë kushutuar kujdesin e duhur, për të shmangur konsekuencat nga cështjet e pazgjidhura. Ndërkohë, shpresoj shumë se për të mirën e afrimit të shtetit drejt BE-së, do të ishte mirë të sigurohej proces inkluziv për t’u zgjidhur këto probleme me qëllim që herët tjetër të mos përballemi sërish me problemet e njëjta”, ka thënë eurodiplomati Stefan Fyle.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net