KSHZ hodhi poshtë ankesat e BDI dhe PDSH - tetova1.com

KSHZ hodhi poshtë ankesat e BDI dhe PDSH


Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Apr 30, 2014





Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka hedhur poshtë ankesat e të gjitha partive të bëra për parregullësi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

KSHZ ka hedhur që të gjitha ankesat që ishin nga tri partitë politike BDI, PDSH dhe GROM.

BDI kishte dy ankesa që kishin të bënin për parregullësi në diasporë, duke kërkuar që të anulohen votimet e 26 prillit në diasporë dhe të organizohen zgjedhje të reja në diasporë. “Një nga ankesat kryesore është në Tiranë ku kishte votime në kundërshtim me Kodin zgjedhor. Ankesa e dytë ka qenë për parregullsi në njësinë zgjedhore 7 në Evropë dhe Afrikë, ku qytetarët kanë udhëtuar me mijëra kilometra dhe nuk kanë gjetur veten në listat e votuesve”, theksuan nga BDI.

Por anëtari i KSHZ-së, Vlatko Sajkovski ka theksuar se të dyja ankesat nuk kanë dokumentet përkatëse.

U refuzuan edhe gjashtë ankesat e PDSH që kishin të bënin me disa parregullësi në zonën e gjashtë dhe të parë zgjedhore. Gjithashtu edhe katër ankesa të partisë GROM nuk u pranuan nga KSHZ. Pas refuzimit nga KSHZ, partitë mund të ankohen në instancën tjetër siç është Gjykata Administrative.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net