Stavrev në derbin shqiptarë, Shkëndija-Renova - tetova1.com

Stavrev në derbin shqiptarë, Shkëndija-Renova


Kategoria: Sport

Postuar më: Wed, Apr 30, 2014





Një ndër arbitrat më me përvojë në futbollin në Maqedoni, Goran Spirkoski do të ndajë drejtësinë në ndeshjen derbi të javës së 31-të në elitën e futbollit në vend ndërmjet Rabotniçkit dhe Vardarit……

Derbi ndeshjen mes skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe Renovës do ta drejtojë arbitri shkupjan Aleksandar Stavrev. Ndeshja midis dy skuadrave rivale në program është të dielën me fillim në ora 15:00, njëjtë sikurse edhe ndeshja tjetër derbi ndërmjet Rabotniçkit dhe Vardarit që do të udhëhiqet nga arbitri Goran Spirkoski.

Të gjitha ndeshjet e javës së 31-të do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00 për shkak transmetimit të drejtpërdrejtë në Televizionin shtetëror, mirëpo edhe për faktin se deri në mbyllje të sezonit kanë mbetur vetëm edhe tre xhiro.

/infosport/

LPFM: Java 31(30.04.2014) Ora: Arbitër
Rabotniçki 15:00h Vardari Goran Spirkoski
Shkëndija 15:00h Renova Aleksandar Stavrev
Makedonija Gj.P. 15:00h Gostivari Vasko Avramov
EuroMilku 15:00h Napredoku Stojançe Stojanov
Bregallnica 15:00h Metalurgu Marjan Eckoski
Turnova 15:00h Pelisteri Dejan Jakimovski
KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net