Thaçi dhe Gruevski sot pasdite kanë biseduar për formimin e Qeverisë
Sot pasdite në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë është zhvilluar takim mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Këtë e bëjn të ditur disa portale. Sipas këtyre portaleve lideri i PDSH-së, Thaçi ka thënë se në fillim të këtij takimi është biseduar për zgjedhjet parlamentare, dhe për parregullsitë e këtyre zgjedhjeve, si dhe për kërcënimet, shantazhet, blerjet e votave që bëri BDI në zonat shqiptare. Më pastaj është biseduar edhe për formimn e Qeverisë së ardhshme. Kryetari i PDSH-së në parim shprehu gatishmëri që PDSH-ja ta përkrah Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë, pa marrë parasysh a do të jetë pjesë e saj a jo.
PDSH është e interesuar që të bëhen investime në Maqedoninë Perëndimore aty ku jetojnë shqiptarë , të përsmiohet cilësia e jetës tyre, infrastruktura, punësimet, avancimet e shqiptarëve, PDSH poashtu përkrah përshpejtimin e integrimeve në BE dhe në NATO etj etj.
Takimi kaloi në një atmosferë miqësore dhe u ra dakord që bisedimet në princip të vazhdojnë, tha kryetari Thaçi.














