Kryesia e BDI-së vendosi se kush do të udhëheqë negociatat për formimin e qeverisë së re
Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbrëme mbledhjen e radhës në të cilën vendosi formimin e Grupit të Punës, i cili do të udhëheqë negociatat për formimin e qeverisë së re dhe për hartimin e programit të bashkëqeverisjes.
Grupi i punës përbëhet nga tetë anëtarë, gjysma e të cilëve do të punojë në përgatitjen e kornizës së programit të bashkëqeverisjes, kurse gjysma tjetër do të marrë pjesë në procesin e negociatave të drejtpërdrejta.
Grupi i Punës përbëhet nga si vijon:
1. Abdylaqim Ademi, koordinator
2. Musa Xhaferri, anëtar
3. Fatmir Besimi, anëtar
4. Izet Mexhiti, anëtar
5. Blerim Bexheti, anëtar
6. Bujar Osmani, anëtar
7. Adnan Jashari, anëtar
8. Artan Grubi, Anëtar








