Shkup, rrëmbehet dhe më pas lirohet djali i një biznesmeni shqiptar - tetova1.com

Shkup, rrëmbehet dhe më pas lirohet djali i një biznesmeni shqiptar


Kategoria: Lajme

Postuar më: Fri, May 30, 2014





Një dramë e tmerrshme ka ndodhur sot pasdite në Shkup, kur maskat kanë rrëmbyer djalin e një biznesmeni shqiptar në lagjen Çair, pasi që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij.

Drama e rrëmbimit ka zgjatur vetëm disa orë, pasi që rrëmbyesit pas operacionit të gjërë policor dhe kërkimeve masive, kanë lënë të lirë djaloshin.

Policia theksoi se djaloshi 12 vjeçar i një biznesmeni, identiteti i të cilit nuk është publikuar, është rrëmbyer rreth pasdites nga dy persona të maskuar në rrugën “Cvetan Dimov” afër qendrës tregtare “Çairçanja”.

Siç mësohet nga burime jozyrtare policore, grabitësit kishin ndërhyrë në banesën e biznesmenit dhe pas grabitjes së gjësendeve me vlerë, ata kanë rrëmbyer edhe djalin e tyre që ishte në shtëpi.

Por, pas disa orëve, në mbrëmje fëmija është lënë i lirë nga ana e rrëmbyesve pranë xhamisë së re në Butel të Shkupit.

Fëmija përmes një celulari ka njoftuar familjarët, ndërsa rrëmbyesit janë arratisur. Policia është vënë në kërkim të rrëmbyesve.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net