Përkrahje për Vetëvendosjen edhe nga Tetova
Në qendër të Tetovës u shpalos flamuri kombëtar, dhe pllakata me mbishkrimin ‘Tetova Tash me Lëvizjen’, kështu duke reflektuar në këtë mënyrë iniciativën e të rinjve për përkrahjen e Lëvizjes së Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare të 8 Qershorit, duke patur synim përhapjen e kësaj lëvizjeje në gjitha qytetet shqiptare të Maqedonisë.
“Kjo është iniciativë që të rinjtë e Maqedonisë e kanë ndërmarrë fillimisht në Shkup dhe ideja është që të shpërndahet në të gjitha qytetet për të përkrahur LVV që tashmë është shumë afër fitores në Kosovë. LVV është e vetmja alternativë për të mirën e përgjithshme, për të mirën e kombit dhe shqiptarëve gjithandej” – thekson Zeqir Sulemani për portali Almakos, nga kjo iniciativë.














