Tetovarja përjeton një horror të vërtetë, sulmohet në WC para fëmijëve të saj!
Horror i vërtetë ka përjetuar një tetovare 22 vjeçe e cila u sulmua nga një bashkëqytetar para fëmijëve të saj.
Rreth 15:30, ndërsa tetovarja ishte në banjën e oborit, 33 vjeçari S.K me forcë e ka nxjerr jashtë dhe filloi të gris rrobat e 22 vjeçares,njofton Almakos.
Fëmijët e tetovares të sulmuar ishin pranë dhe filluan të qanin ndërsa S.K u kthye dhe filloi t’i rreh, por në të njëjtin moment pran kaloi vëllai i tij. Policia informoi se vendi është inspektuar, dhe S.K është arrestuar./Almakos














