Maqedonia “vërshon” me reklama mediat bullgare
Fushatë agresive reklamuese me video-incizime, bilbordë dhe materiale tjera propagandistike ka filluar në Maqedoni, për tërheqjen e turistëve bullgarë, shkruan gazeta bullgare “Trud”.
Drejtori i Agjencisë për promovim dhe zhvillim të turizmit në Maqedoni Kristijan Xhambazovski kathënë se 15 përqind e bullgarëve kanë vizituar Maqedoninë vitin e kaluar.
“Bullgarët janë në vendin e pestë në shtet pas turistëve nga Turqia, Serbia, Greqia dhe Holanda. Për ta stimuluar biznesin turistik, Maqedonia u ofron turoperatorëve mes 10 dhe 25 euro subvencione për secilin turist të huaj i cili do të realizojë tre bujtje.
Paratë varen nga transporti, avioni dhe tjera. Sipas Xhambazovskit, për momentin në Maqedoni dhe Bullgari bashkë me shtetet tjera përpunojnë programe të përbashkëta, që të joshin turistë nga Kina, Indija, Australia, SHBA dhe Brazili.








