“Foli Arifikmeti”, i nervozuar me Jakup Krasniqin, Fatmir Limën dhe Ramush Haradinajn
|
Si duket ngjarjet politike në Kosovë e kanë nervozuar aktorin e njohur nga Maqedonia, Xhevdat Jashari apo siç njihet në masë Arifikmeti i serialit ‘O sa mirë’. Ai ditën e djeshme (e enjte) nuk ka hezituar që të lë një mbishkrim në faqen e tij zyrtare në rrjetin sociale ‘Twitter’, ku tregon hapur mllefin që e ka për zgjedhjet e fundit në vend.
“Apapapaaaaaa turpi vazhdon te populli jone, epo gërdia nuk paska pat fund…në përvjetorin e 136 te LIDHJES SE PRIZRENIT “lidhjes”ma te pastër, ma burrnore, ma shqiptare po gërditën, po përlyhen në mënyrën më të fëlliqtë ndjenjat kombëtare…he JAZEK ju qoftë o burra JAKUP, FATMIR, RAMUSH…po kur bre bura: LDK-ja, Bujar Bukoshi, Tahir Zema, Ibrahim Rugova u bënë të mirë për ju??? Vetëm për atë pushtet a? MAAARRE TJU VIJ”, ishte mbishkrimi i Jasharit, i cili padyshim nuk ka mbetur pa u vërejtur e komentuar nga fansat e tij të cilët janë në numër të madh.








