Analizë: Korridori Adriatik-Jon, Maqedonia po vetëmbytet!
|
Janë ndarë rreth 50 miliardë euro nga Bashkimi Evropian, të cilat do tëshfrytëzohen për ndërtimin e një rruge strategjike për Europën dhe Ballkanin, e ai është korridori Adriatik – Jon.
Qëllimi i përgjithshëm i Strategjisë së re që do të kushtojë miliarda euro, nga të cilat pjesën më të madhe do ta mbulojë Brukseli, kurse qëllimi kryesor është që të promovohet prosperiteti ekonomik dhe social dhe zhvillimi në rajon përmes përmirësimit të atraktivitetit të tij, konkurrencës dhe ndërlidhjes.
Strategjia gjithashtu është parashikuar të luajë rol të rëndësishëm në promovimin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Në pajtim me konkluzionet e Raportit për evaluimin e konceptit për strategji makrorajonale, Strategjia e re do të ketë fokus të kufizuar të sferave në interes të përbashkët me relevancë të lartë për vendet Adriatiko-Jone.
Ky projekt i madh është parashikuar që të ndërtohet në katër shtylla tematike: udhëheqje të rritjes inovative detare, ndërlidhje e rajonit përmes transportit dhe energjisë, ruajtje, mbrojtje dhe përmirësim i cilësisë së mjedisit jetësor dhe rritje e atraktivitetit rajonal me theks në turizëm.
Janë parashikuar investime edhe në “Hulumtime, inovacione dhe ndihmë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zhvillim”, si dhe ndërtim i kapaciteteve”.
Në rastin me Nismën Adriatiko-Jone, shumë i rëndësishëm është edhe momenti politik, sepse është e qartë se me nismë të Greqisë, Maqedonia përjashtohet, ndërsa Serbia e cila gjithashtu nuk ka dalje as në Detin Adriatik as në Detin Jon - është e inkuadruar, pasi kur kishte filluar projekti Mali i ZI dhe Serbia ishin një shtet!
Maqedonia është e përjashtuar nga Strategjia e madhe makroekonomike Adriatiko-Jon për ndërlidhje të vendeve nga rajoni që nga viti 2015 do të realizohet me para të Unionit, ndërkaq politikanë të ndryshëm në BE theksojnë se nuk është vonë që edhe Maqedonia të kyçet nëse vendet-anëtare e lejojnë këtë.
Eurokomesarja për ujëra dhe peshkim, grekja, Maria Damanaki duke e prezantuar këtë strategji ka thënë se opsioni është i hapur për vazhdimin e hapësirës gjeografike në të ardhmen. Në këtë projekt janë të përfshira vendet që kanë dalje në detin Adriatik ose në detin Jon, të cilat janë vende anëtare të BE-së ose vende kandidate dhe kandidatë potencial për në BE.
“Duhet të jetë shumë e qartë se Komisioni Evropian nuk ka politiak të fshehta dhe qëllime të fshehta me këtë projekt. Ka pasur iniciativë adriatko-joniane nga vendet anëtare të BE-së dhe është rënë në ujdi për krijimin e kësaj strategjie. Por, vendi mbetet i hapur, opsioni është i hapur edh epër përfshirjen dhe zgjerimin gjeografik në të ardhmen. Megjithatë kjo duhet të diskutohet në mesin e vendeve anëtare të strategjisë. Ne duam të ndërmjetësojmë, mos të anashkalojmë askënd, por për këtë vendim duhet të marrin vendet anëtare të kësaj strategjie”, tha Damanaki.
Katër vendet-anëtare të BE-së, Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia, janë bartëse të projektit ndërsa aty bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Por, Maqedonia vazhdon të vetëmbytet ose vetëizolohet në këtë projekt. Duke e pasur parasysh se për të qenë pjesë e këtij projekti duhet të keshë qasje në det, e Maqedonia këtë nuk e ka, ndërkaq, më tragjikja është se as që po punon në këtë drejtim.
Nëse Maqedonia dëshiron të jet ëpjesë e këtij mega-projekti, ajo duhet të ndërtojë “Rrugën e Arbërit” që do ta bënte lidhjen Shkup – Tiranë në 190 km, ose do ta lidhte Shkupin me portin e Durrësit në 230 km. Ky projekt as që është në plan të kësaj qeverie edhe pse është ëkrkuar në vazhdim në 10 vitet e fundit.
Për ta realizouar këtë projekt, Maqedonia duhet të ndërtojë jo më shumë se 60 kilometra autostradë, që nënkupton ndërtimin e rrugës nga Mavrova e deri në Dibër, në kufirin me Shqipërinë, pasi pjesa tjetër e rrugës është e ndërtuar në tokën e Shqipërisë nga qeveria shqiptare.
Sa i përket infrastrukturës, Maqedonia në 8 vitet e fundit nuk ka ndërtuar asnjë kilometar autostradë, duke u fokusuar kryesisht në ndërtimin e projektit Shkupi 2014.
Në programin e ardhshëmn të qeverisë është theksuar se do të ndërtohet rruga Gostivar-Ohër, por sërish është anashkaluar “Rruga e Arbërit”, për të cilën duhet të këmbëngulin më shumë edhe vetë partitë shqiptare. Kjo rrugë përveç se ka përfitime ekonomike, do të ketë edhe përmirësime të dukshme në lidhjen mes shqiptarëve në të gjitha sferat.










