Emigrantët investojnë mbi 1 milionë euro në Gostivar
|
Emigrantët kanë investuar në qytetin e Gostivarit gjithsej një shumë më shumë se 1 milionë euro.
Këto investime lidhen më së shumti me iniciativën “Diaspora Invest”.
“Investime nga ana e mërgimtarëve janë realizuar edhe gjatë periudhës së kaluar dhe ndërlidhen edhe me iniciativën e Qendrës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, të cilat në bashkëpunim me komunat e rajonit të Pollogut, të përkrahur nga Projekti i “US- AID” për zgjerimin e bizneseve të vogla dhe “Giz Red” kanë nisur iniciativën për tërheqjen e investimeve nga diaspora të titulluar ”Diaspora Invest”, transmeton gazeta “Koha”.
Këto investime rrisin shkëmbimet ekonomike, duke ndikuar në rritjen e tregjeve të ndryshme lokale, kombëtare, por edhe ndërkombëtare.















