Sulmon prindërit pastaj tenton të helmohet - tetova1.com

Sulmon prindërit pastaj tenton të helmohet


policia
Kategoria: Kronikë

Postuar më: Mon, Jun 30, 2014





55 vjeçarja A.Gj nga Tetova ka denoncuar dhunë të ushtruar nga djali Gj.B (33) vjeçar me të cilin kanë jetuar bashkërsiht në shtëpi, njofton Televizioni Koha.

Sipas policisë, djali ka ardhur në shtëpi dhe ka filluar zënkë verbale me prindërit, ku është kërcënuar se do ti djeg dhe vrasë me ç`rast është ngjitur në një kat më lart ka marrë thikën por është ndalur nga babai që ta përdorë. Në ndërkohë ka ardhë policia në vendngjarje të cilët e kanë parë Gj.B se si thyente karrige në oborr ndërsa në dorë ka mbajtur shishe me lëndë helmuese të cilën ishte duke e konsumuar.

Menjëherë shishja i është marrë ndërsa ai është dërguar në spitalin klinik të Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në klinikat e Shkupit. Prindërit e Gj.B kërkojnë ndjekje penale sepse për të disatën herë ai maltreton prindërit, ndërsa thika dhe shishja me lëndë helmuese janë marrë për hetim.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net