Kush ishin tetovari-ja që shkuan deri në Brazil, për ta shikuar ndeshjen Zvicër-Argjentinë (FOTO)
Ta shikojsh ndeshjen e kampionatit botëror nga shkallët e stadiumit, nuk është ndjenjë që mundet ta përjetojë çdo kush. Dhe kur në fushë janë futbollistë shqiptarë si Shaqiri, Xhemaili, Behrami, Mehmedi dhe Xhaka si dhe futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi padyshim që është një ndjenjë që vetëm mund të përjetohet.
Këtë ndjenjë dje e kanë shijuar edhe dy tetovar-e. Bëhet fjalë për aktorin e njohur tetovar, Blerim Destanin si dhe pjesëmarësja në disa spektakle për Miss, Adelina Emini.
Ata në faqet e tyre në facebook kanë postuar edhe disa foto. Dhe pjesë e fotove të tyre normal është edhe flamuri kombëtar KUQ E ZI.
Blerim Destani pas ndeshjes ka patur edhe një takim me futbollistët shqiptarë që janë pjesë e kombëtares Zvicërane.
Kurse Adelina ka takuar edhe tifoz zvicëran të cilët kanë thënë shumë komplimente për lojtarët shqiptarë që janë pjesë e kombëtares së Zvicrës.
“Nuk ka kenaqesi me te madhe se te te thot dikush: NE MBUREMI ME DJEMT E JUAJ”, shkruan Adelina dhe e ka postuar këtë foto.
/tetova1.com/







