Shkodrane Dardhishta e BDI-së jep dorëheqje nga posti i deputetit - tetova1.com

Shkodrane Dardhishta e BDI-së jep dorëheqje nga posti i deputetit


shkodranedardhishta
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Kor 2, 2014





Deputetja e BDI-së Shkodrane Dardhishta-Zenuni ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Sipas informatave jozyrtare Shkodrane Dardhishta-Zenuni do të vazhdoj të mbaj postin e drejtoreshës në I.P. “Shërbimet e përbashkëta për nevojat e klinikave”, post që e ka mbajtur edhe në mandatin e kaluar qeverisës.

Vendin e ish-deputetes Dardhishta-Zenuni do e zë kandidatja Kaltrina Azizi, e cila vjen nga fshati Mateç i Komunës së Likovës.

Përndryshe Kaltrina Azizi është studente e shkallës së dytë në “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në USHT, njëherësh ish-kryetare dhe themeluese e Lëvizjes Studentore “DARDANIA” nga Shkupi dhe një aktiviste e paepur e sektorit joqeveritar. Lëvizja që ajo themeloj dhe udhëhoqi me tepër sukses, ka dhënë një kontribut të madh në afirmimin e çështjes kombëtare te gjeneratat e reja. Aktualisht është punësuar në Komunën e Çairit, si përgjegjëse e sektorit për informim.

Kaltrina1

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net