Dark Child, DJ që po ecën me hapa të sigurtë në muzikë
Liridona Kuçi/ Tetova1.com
Angazhimet e artistëve për këtë sezon veçse kanë filluar. Nëpër shumë klube nate dëgjohet muzikë, kryesisht në fundjavë. Janë DJ të ndryshëm që kujdesen për atmosferën. Në këto ditë të nxehta portali Tetova1.com ka vendosur t’iu sjellë risitë e një prej DJ më të mirë në vend. Emri tij është i njohur për ata të cilët frekuentojnë lokalet e natës. Jeton Kadriu, ndryshe Dark Child vjen këtë herë për portalin tonë me shumë gjëra të reja që mbase ju nuk i dinit për të. Ai sapo është kthyer nga një turne që ka realizuar në shumë qytete të Gjermanisë dhe Zvicrës dhe shprehet shumë i entuziazmuar për mikpritjen nga publiku atje: “Ishte shumë mirë gjithçka. Publiku ishte i mrekullueshëm, aq sa nuk desha të ndaloja së bëri muzikë më orë të tëra (buzëqesh).” Mes të tjerash ai shprehet se tani është fokusuar në disa projekte tjera. Bëhet fjalë për disa bashkëpunime me këngëtarë nga trevat shqipfolëse.
Toni zbulon edhe projektet e tij që deri tani për gjithë publikun kanë qënë si një “enigmë”: “Në fund të sezonit mendoj se do të jem i pranishëm përsëri nëpër klubet e Zvicrës. Kam shumë oferta nga klube të ndryshme të cilat po i shqyrtojmë me menaxhmentim tim dhe të shohim nga do ta kallim”.
Gjithashtu, ai potencon se edhe gjatë verës ka patur oferta. Njëra prej ofertave ka qënë nga nje Beach Bar ne Antali në Turqi, I cili është një prej klubeve më të njohura atje, por ai thotë se arsyeja ka qenë shumë e thjesht pse nuk i ka pranuar gjithë këto oferta per dysa arsye, nje nga to eshte publiku vendas i cili e ka përkrahur nga fillimi i karrierës së tij.









