Eldin Muharemi Talenti Shqiptar Nga Gostivari Ne Formacionin E Ekipit Te Gianluca Zambrotta - tetova1.com

Eldin Muharemi Talenti Shqiptar Nga Gostivari Ne Formacionin E Ekipit Te Gianluca Zambrotta


eldin muharemi
Kategoria: Sport

Postuar më: Pre, Kor 4, 2014





Pas paraqitjeve spektakolare të lojtarëve shqiptarëve në Kampionatin Botëror në Brazil 2014 me kombëtaren e Zvicrës dhe një me Gjermanin, ndërkohë edhe një djalosh shqiptar nga fshati Koritë të Gostivarit është pjesë e formacionit të ekipit të fudbollistit të njohur Gianluca Zambrotta, FC Chiasso.

Bëhet fjalë për talentin Eldin Muharemi i lindur më 02.07.1993 në Zvicër i cili së shpejti me ndihmën e trajnerit Zambrotta do të arrij majat ashtu siç e bën bashkqytetarët e tij, Admir Mehmeti dhe Shkodran Mustafi.

Eldin Muharemi karrierën e tij e ka filluar në ekipin e Fc Frauendeld dhe më pas u transferua në Fc. St Gallen dhe tashmë me kërkesë të trajnerit Zambrotta u transferua në FC Chiasso e cila garon në ligën e dytë të Zvicrës.

Eldin Muharemi luan në pozitën mesfushor sulmues menjëherë pas sulmuesve dhe deri më tash ka qenë lojtar kryesor i ekipit Fc Chiasso./12min.mk/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net