Labinot Tahiri: Do të protestojë në Shkup, sepse ato familje i hapen dyert për ne gjatë luftës - tetova1.com

Labinot Tahiri: Do të protestojë në Shkup, sepse ato familje i hapen dyert për ne gjatë luftës


Kategoria: Showbiz / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Jul 4, 2014





Në rrjetin social Facebook ende me të madhe postohen paralajmërimet për protesta që do të zhvillohen sot, (të premten) në Shkup pas vendimit të gjykatës për rastin ‘Monstra’, ku Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u shpallën fajtorë për vrasjen e 5 personave në Smillkovëqë u cilësua si akt terrorist dhe u dënuan me burg të përjetshëm.
Këtyre protestave, sot do t’u bashkangjitet edhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi i cili dje në faqen e tij në facebook ka shkruar.
“Neser unë me shokë do tē jemi te pranishem nē protestë,ne Shkupin tonë për ti perkrahur vellezerit dhe familjet Shqiptare,sepse ato familje i hapen dyert për ne Shqiptarët nga Kosova kur ishim ne kohen e luftes 1998. Ndjej obligim kombëtar që të marr pjesë ne atë protestë. Protesta ka tē beje me pakenaqesin e popullit Shqiptarë të Maqedonise,me denimin e 6 djemve Shqiptarê nga ana e prokurorise qē dhanë denimin e perjetshem atyre Burrave Shqiptarē! Dhe kur mendoj se janë shumë Shqiptarē të paknaqur me kete të padrejte ndaj të denuarve,dhe konsideroj se duhet te pakten te shprehim dhimbje per kete dhe te pakten tē jemi sebashku me ta diten e neserme ora 13:45.Shpresojë se nje ditë do të triumfojë Drejtesia,per Shqiptarët ne Maqedoni,Preshev,Plav e Guci,e Qameri”, - thekson Labinot Tahiri.
Ndryshe, në ftesën thuhet se në protestë duhet të dalin të gjithë qytetarët dhe ta ngrenë zërin, pas namazit të Xhumasë (13.30) të Kompleksi Cairçanja.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net