Arrestohet reporteri i Gazetës “Lajm” - tetova1.com

Arrestohet reporteri i Gazetës “Lajm”


gazetarilajm
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Kor 5, 2014





Arrestohet reporteri (praktikant) i Gazetës “Lajm”, Besim Ibrahimi, sapo ka dal ti përcjellë protestat e sotme në Shkup. Ai na ka njoftuar përmes telefonit se gjendet në furgon të policisë dhe se janë duke e dërguar në ndonjërin prej stacioneve policore, por nuk ka arritur të na tregoj rrethanat dhe shkaqet për të cilat është arrestuar.

Ai ësht arrestuar në ora 15:20. Kemi provuar ta marrim prap në tel, por edhe pse telefoni është funksional nuk kemi marr përgjigje.

“Lajm” kërkonë prej MPB-së dhe institucioneve tjera kompetente të lirojnë urgjentisht kolegun tonë Ibrahimi, kurse nga SHGM-ja kërkonë që të reagojë sa më shpejtë lidhur me këtë rast.

Kolegu Besim Ibrahimi prej para dy muajve është angazhuar si gazetar praktikant në “Lajm”. Redaksia e “Lajm” do të merr të gjitha masat per lirimin e kolegut Ibrahimi.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net