Protesta në Kumanovë, prezent edhe Kim Mehmeti - tetova1.com

Protesta në Kumanovë, prezent edhe Kim Mehmeti


protesta_kumanov
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Kor 9, 2014





Ka filluar protesta në Kumanovë kundër dënimeve të shqiptuara kundër gjashtë shqiptarëve në procesin gjyqësor “Monstra”. Në fillim protestuesve u është drejtuar intelektuali i njohur shqiptar Kim Mehmeti, duke kërkuar nga qytetarët që të protestojnë qetë dhe me dinjitet, dhe me simbole kombëtare.

Sipas vlerësimeve të para, në protestat e sotme në Kumanovë janë duke marrë pjesë rreth 500 qytetarë.

“Stop dhunës”, “Shteti Monstër”, “Stop Drejtësisë Selektive”, janë disa nga pankartet që vërehen në këtë protestë, kurse protestuesit kryekëput bartin flamuj kombëtarë.

…………………

Kolona e protestuesve në Kumanovë është duke lëvizur prej tregut të qytetit në drejtim të gjykatës. Numri i protestuesve vazhdimisht po rritet dhe tani ka kaluar shifrën 2.000 njofton reporteri i gazetës “Lajm” nga Kumanova. Në fillim protestuesve u është drejtuar intelektuali i njohur shqiptar Kim Mehmeti, duke kërkuar nga qytetarët që të protestojnë qetë dhe me dinjitet, dhe me simbole kombëtare. Sipas vlerësimeve të para, në protestat e sotme në Kumanovë janë duke marrë pjesë rreth 500 qytetarë. “Stop dhunës”, “Shteti Monstër”, “Stop Drejtësisë Selektive”, janë disa nga pankartet që vërehen në këtë protestë, kurse protestuesit kryekëput bartin flamuj kombëtarë, kurse kolonës i prijnë djem dhe vajza të veshur me veshje kombëtare.

kimi-kumanov flamurimadh

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net