Civil dhe Komiteti i Helsinkit apelojnë për përgjegjesi dhe qetësim të gjendjes - tetova1.com

Civil dhe Komiteti i Helsinkit apelojnë për përgjegjesi dhe qetësim të gjendjes


Kategoria: Lajme

Postuar më: Thu, Jul 10, 2014





Apelojmë te të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Rerpublikës së Maqedonisë që menjëherë të ndalojnë me përdorimin e gjuhës së urrjetjes dhe të përmbahen nga pjesëmarrja në ngjarje të dhunshme dhe vandaliste etnikisht të motivuara.

Prindërit e kanë për detyrë të bisedojnë me fëmijët e vet dhe të ndikojnë te ta që të mos involvohen në dhunë dhe vandalizëm gjatë protestave qytetare.

Shkallëzimi i tensioneve etnike në vend është pasojë e politikave dhe praktikave të gabuara të partive në pushtet. Prandaj kërkojmë pikërisht nga këto parti qeverisëse, nga VMRO-DPMNE dhe BDI, që të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e dhunës dhe qetësimin e tensioneve të cilat mund të çojnë në krizë sigurie.

Apelojmë te media që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes dhe t’i krijojnë hapësirë pjesës paqedashëse të shoqërisë që të mund ta shprehë mendimin dhe qëndrimin e vet për situatën dhe ndodhitë aktuale.

Apelojmë te të gjitha organizatat e shoqërisë qytetare që menjëherë të ndërmarrin aktivitete në drejtim të qetësimit të situatës dhe përmbajtjes nga dhuna gjatë protestave qytetare.

Policia duhet patjetër të përmbahet nga brutaliteti dhe tejkalimi i ingerencave të veta, ndërsa nëpunësit të cilët veçmë i kanë shkelur ligjet t’i marrë në përgjegjësi.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net