OVL-UÇK mbështet protestat legjitime të qytetarëve - tetova1.com

OVL-UÇK mbështet protestat legjitime të qytetarëve


UCK_OVL_LOGO_113706025
Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Kor 11, 2014





Nëpërmjet një deklarate publike OVL- UÇK ka deklaruar se përkrahë protestën e popullit shqiptarë.

Deklarata e plotë

Ne , OVL-UCK-se te shqetesuar per situaten e krijuar politike e krizen socio-ekonomike, si pasoje e degradimit ,diskriminimit dhe devalvimit sistematik te gjithckaje qe eshte shqiptare ne kete shtet,nga nje aparat pushtetaresh te koruptuar, te udhehequr nga nje kryeminister nacional –romantik me mentalitet shovenist e doze te tepruar te fundamentalizmit ortodoks,e gjithe kjo e ndihmuar edhe nga nje grup politikanesh injorant, servile ,e pakurrizore , qe vetem perkatesine e kane shqiptare,por jo edhe ndjenjat(se paku deri me sot), shprehim indinjaten tone te thelle ,vecanerisht me situaten e krijuar diteve te fundit,me eskalimin e protestave te drejta te shqipetareve, si shkas , nga shqiptimi i denimit drakonik ndaj 6shqipetareve te pafajshem, ne nje proces gjyqesor, monstruoz totalisht te montuar, me prapavije te rrezikshme, te nxitjes se urejtjes ne baza fetare dhe etiketimit ne baza kombetare,duke dashur qe Kombit tone me vlere unikale TOLERANCEN FETARE , te I ngjesin njollen e “radikalizmit islamik” e si pasoje realizimin e endrrave te tyre te semura mbi trojet shekullore shqipetare

Per ta “bindur “ opinionin nderkombetar kjo klike e endrimtareve te semure(qeveria) ka zgjedhur pikerisht muajin e shenjte te RAMAZANIT, si moment per te gjykuar nje process te inskenuar me nje emer te shpifur”MONSTRA” , per te I trazuar ndjenjat fetare te shqipetareve ketu ne IRJM , duke ditur qe pjesa e tyre dermuese jane te perkatesise fetare Islame.

Duke u nisur nga gjithe kjo, OVL_UCK-se ,mbeshtet protestat legjitime te qytetareve,si forme demokratike e shprehjes se pakenaqesise, dhe solidarizohet me familjet e te denuarve te pafajshem .

Dhe per te demaskuar kete pushtet te paskrupullt, kerkojme nga protestuesit qe te ruajne gjakftohtesine dhe mos bien pre e provokacioneve te mundshme ndjellakeqe,me cka do te zbehnin mesazhin e fuqishem te kesaj proteste,dhe protestave ne vazhdim.

OVL-UCK-se, ne vecanti u ben apel z. Ali Ahmeti , z. Menduh Thaci dhe te gjithe deputeteve e ministrave ,qe kane mare legjitimitet dhe paguhen per te mbrojtur interest e ketij populli , te lene zenkat e lojrat mes tyre dhe neser te vehen ne balle te protestuesve,qe sadopak te lajne mekatet e tyre dhe te deshmojne se jane ne nje vije me popullin e qe ne pamundesi te vijes institucionale e kushtetuese, permes protestave demokratike te kerkohet kthimi I drejtesise dhe barazise se shkelur ne kete vend!

Ne te kundert, cdo e keqe qe do te ndodhe me shqitaret ne maqedoni do te mbaje edhe vulen e tyre!!!

OVL-UCK-se

10-07-2014

selia qendrore

perfaqsues: Besim Hoda

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net