Proteston edhe Peja për shqiptarët e Maqedonisë (FOTO) - tetova1.com

Proteston edhe Peja për shqiptarët e Maqedonisë (FOTO)


Kategoria: Lajme

Postuar më: Thu, Jul 31, 2014





Protestave të shqiptarëve të Maqedonisë kundër politikave diskrimunuese që po udhëheqin pushtetet në të gjitha aspeketet ndaj tyre, sot u janë bashkangjitur edhe pejanët, të cilët kryesisht protestuan kundër proceseve të montuara, që u ndohin bashkëkombasve të tyre në Maqedoni, njofton Almakos.

Në këtë protestë, pjesëmarrës kanë qenë edhe publicisti e shkrimtari, Kim Mehmeti si dhe botuesi i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari. Pejanët rastin ‘Monstra’ e kanë krahasuar me rastin ‘Panda’.

Si ndodhi rasti ‘Panda’?

Më 14 dhjetor 1998, në lokalin “Panda” në Pejë janë vrarë: Ivan Obradovic (15), Vukota Gvozdenovic (18), Svetislav Ristic (17), Zoran Stanojevic (17), Dragan Trifovic (17) dhe Ivan Radevic (25). Nikola Rajovic, miku që gjatë masakrës ishte në lokal, ka thënë: “Kam dëgjuar një zhurmë të madhe. Në dyer ishin dy terroristë me rrobe të zeza dhe kapele në kokë që pa mëshirë na gjuanin. Plumbi i parë goditi Ivanin, që ra tek unë”. Për këtë krim organet serbe fajësuan shqiptarët dhe kurrë nuk kanë kryer hetimet./Almakos

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net