Rrugët e pastërtisë së Ali Ahmetit - tetova1.com

Rrugët e pastërtisë së Ali Ahmetit


Kategoria: Lajme

Postuar më: Thu, Jul 31, 2014





Çka thotë nipi i Jakup Hasipit për Ali Ahmetin

Nipi i hoxhës së njohur dhe luftëtari i UÇK-së, Sead Ramadani nga Sllupçani i Kumanovës në porfilin e tij në facebook ka shkruar disa reshta për “pastërtinë” e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Portali Tetova1.com ua sjell të pa prekur shkrimin e Sead Ramadanit.

Rrugët e pastërtisë së Ali Ahmetit.

Në fillimin e luftës së vitit 2001, nuk doli në skene. Pasi u zhvilluan luftime në Tanushë, Brezë dhe Sharr…, erdhi momenti kur UÇK u shpall si e humbur. Ata nga Sharri u tërhoqën për në Kosovë edhe pjesa dërmuese e Brezës, Tanushës, Malinës (Karadaku i Likovës) u tërhoqën në Kosovë. Dallimi është se një grup zbriti poshtë me çka filloi rimobilizimi i UÇK-së. Me inkuadrimin e të rinjve të rrethit të Kumanovës në radhët e UÇK-së, si dhe me ardhjen e atyre vëllezërve nga Kosova, Ali Ahmeti doli në publik. Nuk komandoi dhe nuk operoi praktikisht dhe as nuk nënshkroi ndonjë dokument lidhur me luftën pos nenshkrimin per dorëzimin e armëve NATO-s. Pas dorëzimit të armeve, si duket në mënyrë shumë perfide u mendua AKSH. Jo se do të bëjë ndonjë lufte, por për t’i shërbyer Ali Ahmetit në pastërtinë e tij. Duke e pasur parasysh se një pjese e madhe e ushtarëve do të jenë të pakënaqur pas luftës, atëherë do t’i adresojmë tek AKSH - që komandanti të mos përgjigjet për asnjë problem që do të ndodhë. Kështu i kemi shumë ngjarje të kësaj natyre. E fundit është rasti “Monstra”. “Monstra” iu dedikua besimtarëve jo pse ata e bënë këtë, por që Komandanti të mos ketë nevojë për përgjigje, sepse ky nuk jep llogari për veprimet e besimtarëve. Kështu, Ali Ahmeti i pastër pa pasur nevojë për përgjigje për asgjë. Kjo është diktatura që e ka kapluar popullin shqiptarë në Maqedoni, diktature e cila të bënë “terbije” me bukën e gojës. Sepse, po të jesh kundër - del prej pune, ashtu edhe po të protestosh si studentë - s’mund ta mbarosh Fakultetin, e kështu me radhe. Koordinimi fatal mes pozitës dhe opozitës shqiptare për të penguar opozitën e sinqertë në Maqedoni.
Biseda ka përfunduar. /Tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net