Xhevdet Jashari: Dy-tre fjalë mbi postimin tim të fundit!
|
Xhevdet Jashari ka dhënë në sqarim në lidhje me postimin e tij të fundit ku ka kritikuar Lavdrim Muhaxherin.
Miq të nderuar pjesëtarë të kombit dhe besimit tim,
Unë Xhevdet Jashari (shqipëtar e musliman, bir shqiptari e babë shqiptari e muslimani). Sa i përket postimit tim të djeshëm të shënuar si rezultat i një pamjeje të tmerrshme në të cilën në mënyrën më ç’njerëzore ekzekutohet një i ri, dhe e tëra kjo botës i lansohet si akt i bërë në emër të Zotit të gjithësisë, fesë të cilës i takoj edhe unë, dhe fesë sime, kam bindjen se nga disa persona apo mediume është nxjerrur nga konteksti.
Me aq sa di, Zoti Fuqiplotë (All-llahu Fuqiplotë) në Librin e Tij (Kur’an) e ndalon edhe variantin më të “butë” të dhunës, madje edhe thirrjes me detyrim në fenë e Tij. (Kur’an, “Nuk ka dhunë në fe…” - [Sure el-Bakara, 2:256])
Unë distancohem edhe si mysliman edhe si shqipëtar prej kujtdo që bën akte të cilat nuk përkojnë me personalitetin prej besimtari musliman dhe vazhdon të më dhemb padrejtësia, kudo dhe ndaj kujtdo që bëhet.
Dje (sot) më dhimbset Gaza, nesër kushdo që i bëhet një padrejtësi veçmas në emër të Zotit tim.
Andaj them që gjuha e përdorur në postimin tim ka vetëm një qëllim edhe ai është distancimi nga dikush që në emër të fesë që ofron mëshirën, paqen, njohjen, mirëkuptimin, faljen, tolerancën mes njerëzve. Andaj shpresoj në kuptimin e drejtë të simbolikës së përdorur në postimin tim pa kërkuar prapavija dhe tendenca manipuluese shpirtërore.
Me respekt,
Shqipëtari Musliman, i juaji
Xhevdet Jashari










