Një trajner zvicerian interesohet për të drejtuar Shkëndijën - tetova1.com

Një trajner zvicerian interesohet për të drejtuar Shkëndijën


Kategoria: Sport

Postuar më: Sun, Aug 31, 2014





Rezultatet e fundit të KF Shkëndija kanë sjellë një vendim të pritur të drejtuesve të kësaj skuadre me shkarkimin e shefit të ri të të stafit teknik, kroatin Roy Ferençina dhe asistentin e tij të parë Pavo Crnac. Kjo do të thotë se ky vend aktualisht ka mbetur i zbrazur dhe së shpejti drejtuesit e klubit do të dinë të bëjnë një zgjedhje të mirë që të mos përsëriten gabimet. Në opinion kanë filluar të qarkullojnë zëra të ndryshëm se kush mund të jetë pasardhësi i Ferençinës në bankinën e nxehtë të KF Shkëndija. Por ka edhe trajner të cilët e kanë ëndërr që të bëhen pjesë ekipit Shkëndija duke pasur parasysh se çfarë rëndësie ka kjo skuadër për sportin shqiptar në Maqedoni. Nga burime tona kemi arritur të kuptojmë se në mesin e të interesuarve për të drejtuar KF Shkëndijën është edhe një emër i njohur i futbollit zviceran apo më mirë thënë legjenda e futbollit në këtë shtet, Rajmondo Ponte, i cili ka qene pjesë e Notingen Forest dhe ekipit francez Lil, ndërsa ka ushtruar edhe poste të ndryshme në ekipe të njohura zvicerane, së fundmi ishte edhe trajner i FC Sion. Ndryshe, Rajmone Ponte disa herë ka qëndruar në Tetovë dhe është i njohur me rrethanat në ekipin tetovar, ndaj edhe shprehet i gatëshëm që të pranonë këtë detyrë. Këtë e pohoi edhe njëri nga miqët e Pontes i cili punon në Zvicër. “Është e saktë se Ponte dëshiron që me përvojën e vetë që ka në futbollin zvicerian të ndihmon Shkëndijën, pasi ka njohuri të bollshme për ekipin dhe futbollin e Maqedonisë”, është shprehur miku i afërt Pontes. Po ajo që është e sigurt se përkundër dëshirës së tij prapëseparapë për këtë do të vendosin drejtuesit e klubit të cilët janë edhe më kompetent për të vendos se kush do të drejtoj Shkëndijën, pas shkarkimit nga posti i Roy Ferencina./sh.s./

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net