Haraçinë, kapen tre prej 6 sulmuesve - tetova1.com

Haraçinë, kapen tre prej 6 sulmuesve


haracine-sulmi
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Sep 1, 2014





Tre banorë të Haraçinës janë arrestuar pas incidentit të djeshëm të armatosur, pasi që janë grindur dhe kanë gjuajtur drejt katër bashkëfshatarëve të tyre, raporton policia. Të lënduarit janë pranuar në spitalin “8 shtatori” dhe nuk janë në rrezik jete.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17, kur vëllezërit Xh. B. 30 vjeçar dhe 16 vite më i moshuari B.Xh. kanë qenë ulur në restorantin “Siti” në Hasanbeg. Ata kanë vërejtur 23 vjeçarin A. S. nga fshati i tyre si po i ndjek. Kur kanë dashur të ikin për në shtëpi, rrugën ua kanë zënë dy vetura në të cilat ka pasur më shumë persona të cilët kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri vëllezërit.
Për një moment kanë arritur të ikin deri në shtëpinë e babait, prej ku kanë dalë edhe kushërinjtë e tyre të cilët me gurë kanë filluar të gjuajnë kah veturat.
Policia raporton se tre prej sulmuesve janë në arrati dhe po kërkohen. Të gjithë sulmuesit kanë marrë kallëzime për vepër penale tentim vrasjeje.

 
Detaje nga incidenti i armatosur në Haraçinë, ja se çfarë ndodhi

Nga incidenti i rëngë tragjik të djeshëm në Haraçinë të Shkupit tre persona u plagoson, si pasojë e një sulmi me armë zjarri. Thuhet se të shtënat janë realizuar nga dy makina në lëvizje.

Incidenti i armatosur ka ndodhur pranë marketit “Migros”, ku jozyrtarisht mbetën të plagosur një grua me dy djemtë e saj, njofton Almakos.

Banorët e Haraçinës janë të rezervuar sa i përket dhënies së detajeve lidhur me këtë, edhe pse spekulohet se sulmi mund të jetë si pasoj e ndonjë hakmarrje, duke mos anashkaluar versionin se tre viktimat mund të kenë qenë vetëm viktima të rastit, pasi që sulmuesit mund të kenë pasur si cak persona të tjerë.

Mbetet e dyshimtë nëse para krismave ka pasur ose jo një zënkë midis personave të përfshirë në konflikt.

Tre viktimat tashmë janë shtruar për trajtim mjekësor në një nga Spitalet e Shkupit, dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Nga kjo ngjarje e hidhur kanë mbetur të shokuar banorët e Haraçinës

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net