Reagon Miftar Ziberi për situatën te Shkëndija
|
Me që në K. F. “Shkëndija” gjërat po përsëriten atëherë edhe unë për këtë udhëheqësi po e përsëris një pjesë të një shkrimi tim të botuar pak para se të bëhet trajner i Shkëndijës Zoti Shpëtim Duro.
Duke pasur parasysh historikun e KF “Shkëndija” lirisht mund të them se: Klubi i Futbollit “Shkëndija” nuk është si KF “Napredaku” i Kërçovës, nuk është as si KF “Metalurgu” i Shkupit, por as si KF “Bregalnica” e Shtipit, as edhe si KF “Pelisteri” i Manastirit, KF “Shkëndija” e Tetovës është një klub më i veçantë se të gjithë klubet e tjerë të futbollit në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë, pasi të gjitha sukseset e saja i arriti me mundime vuajtje dhe sakrifica, KF “Shkëndija” është klub i veçantë edhe për vet faktin se sa spektatorë kanë në ndeshjet e tyre të gjitha klubet e futbollit në Maqedoni aq shikues (të cilëve u prijnë Ballistët) ka vetëm KF “Shkëndija”, KF “Shkëndija” dallon nga klubet e tjera pasi ajo ka edhe një sponsor më të veçantë i cili është filantrop i pa parë dhe ky filantrop është firma “Ekologu” nga Tetova, andaj KF “Shkëndija” duhet që të organizohet pak më ndryshe e shumë më mirë e jo si gjer më tani.
Kjo udhëheqësi e KF “Shkëndija” duhet ta di edhe atë se: nuk bëhet stan me derra dhe me mijë të mbledhur nëpër ferra (siç ka thënë i madhi At Gjergj Fishta) stani (që në rastin konkret është metaforë për klubin) duhet të ketë një çoban mbarështues pra që i di të gjitha çështjet rreth stanit, kopesë së dhenve, mënyrën së rritjes së qengjave, kullotat që gjenden rreth e qark stanit, ujqërit që sorollaten gjithandej, të ketë të paktën një qen që do ruaj kopenë, stani do dhe dashin ogiç por mbi të gjitha këtu duhet të ketë një ÇOBAN MBARËSHTUES i cili duhet të dijë t`i bie fyellit shumë mirë dhe mos të jete bjerraditës.
Çobani i mirëfilltë për KF “Shkëndija” nuk është Zhikica Tasevski (siç shkruan Slobodni peçat) Mirsad Jonuz, Blagoja Milevski dhe as Babunski e as ndonjë ski tjetër por në krye të kësaj skuadre pa dyshim se mundet të qëndroj vetëm ndonjë individ të cilit i rreh zemra me një tik-take shqip, gjegjësisht ndonjë pasardhës tjetër i At Gjergj Fishtës.















