Zvicra, investitore më e madhe në Maqedoni - tetova1.com

Zvicra, investitore më e madhe në Maqedoni


A
Kategoria: Ekonomi / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Sep 1, 2014





Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Maqedoni kanë hyrë një total prej 132 milionë € investime të huaja direkte, bën të ditur Banka Kombëtare e Maqedonisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar bëhet fjalë për rreth 14 milionë më shumë investime.

Muaji më i keq për investime ishte qershor kur, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Maqedonisë investimet ishin më pak se një milion euro. Shumica e investimeve në gjysmën e parë të viti 2014 vijnë nga Zvicra, 118 nga 132 milionë eruro nga investimet e përgjitshme direkte në vendit.

Përveç Zvicrës, në mesin e pesë investitorëve më të mëdhenj në Maqedoni hyjnë Turqia, Ukraina, Gjermania dhe Britania.
Analizuar sipas sektorëve, investimet e mëdha janë regjistruar në miniera me 35 milionë euro, prodhimtari 31 , ndërtimtari 22 dhe shërbime 19 milionë euro. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net